Blinken: Presidente e çmoj lidershipin tuaj/ Analisti nga SHBA i drejtohet opozitës: Keni mbet si zhabat pa ujë

Aktuale

Blinken: Presidente e çmoj lidershipin tuaj/ Analisti nga SHBA i drejtohet opozitës: Keni mbet si zhabat pa ujë

Nga: M.L. Më: 27 korrik 2022 Në ora: 12:35
Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Sekretari Blinken

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA prof. Dr. Binak Maxharraj e ka komentuar takimin e mbrëmshëm të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në Facebook Maxharraj ka hedhur kritika ndaj opozitës së Kosovës duke thënë se pas këtij takimi ajo po heshtë.

Sipas tij, Osmanit dhe Kurtit iu hapën dyert në majat e Administratës dhe të politikës amerikane.

Postimi i plotë i Maxharrajt:

ANTONY BLINKEN LAVDATA PËR OSMANIN DHE KURTIN:

E ÇMOJ SHUMË LIDERSHIPIN TUAJ.

E ku jeni ju strucët e opozitës diçka sot as zani s’po ju ndihet, as bira e miut s’po ju zë. Jeni paluar por s`po lëvizni fare. Hajde more dilni folni diçka sot se çka paska ndodhë në Uashington DC. Atje sot paska pëlcit qielli, tek është çelë havaja për të fluturuar lirshëm dy engjëj, dy liderë të popullit dhe për popullin, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Atyre sot iu çelën dyert në majat e Administratës dhe të politikës Amerikane. Këta dy liderë sot po i pret me duar dhe krahë të hapur njeriu i dytë me i fuqishëm në SHBA, Antony Blinken për të thelluar edhe me shumë miqësinë tradicionale me mikun tonë.

Më krahë dhe duar te hapura dy liderët tanë sot i priti Sekretari  i SHBA-së Antony Blinken, i cili iu drejtua lidershipit tonë me këto fjalë:

“Kosova është partnere e palëkundur dhe e rëndësishme e SHBA. Ne jemi duke punuar së bashku për te përcaktuar disa çështje te rëndësishme për SHBA-te dhe shtetin tuaj. I keni pranuar duar hapur afganët dhe ndër te paret u rreshtuat përkrah Amerikën në dënimin dhe sanksionimin e agresionit Rus mbi Ukrainën. Keni punuar edhe në aspekte tjera, të cilën gjë e çmoj. Kemi bashkëpunuar edhe në aspektet tjera, të cilën gjë e çmoj. Nesër do te nënshkruani kontratën me MCC për energji. Kemi bashkëpunuar për të gjitha këto çështje dhe kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale.

"Presidente e çmoj lidershipin tuaj”, ishte ky një mesazh i hekurt në përkrahjen e lidershipit tonë të pa korruptuar, të dalë nga vota e popullit me mbi 50%.

Por, ku janë sot strucët e opozitës në këto çaste vendimtare të përkrahjes së Kosovës për lidershipin e saj dhe popullin e Kosovës ,që zëri s’po ju ndihet janë palu si minjtë në birat e tyre, bile as kokën s’po guxojnë ta nxjerrin jashtë. Kurti e Osmani të cilët për çdo ditë i përçmoni, i quani antamerikan, se juve s`po ju do Amerika, se atje keni shkuar sa për te shetit, se do te bëjmë çmos të ju rrezojmë nga pushteti për shkak se iu është sos tagjia, hajnia, etj. të cilët kanë mbet si zhabat pa ujë, dëshmuan se Kosova ka liderë të vërtetë në krye të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat