Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Kurtit: Shkarko këshilltarët dhe formo një kabinet të ri, kot shkoni në Bruksel!

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Kurtit: Shkarko këshilltarët dhe formo një kabinet të ri, kot shkoni në Bruksel!

Nga: A.ZH Më: 12 gusht 2022 Në ora: 01:08
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, për deklaratat e tij se Kosova është e gatshme t’i përballojë sulmet e Serbisë kundër saj.

Maralusha i ka quajtur “papjekuri” këto deklarata të kryeministrit, duke dhënë dy këshilla për të.

Ai i ka kërkuar Kurtit, që të formojë një kabinet të ri qeveritar, përcjell Bota sot.

“Albin Kurti, me deklaratat e tij të djeshme se Kosova është e gatshme me i përballuar sulmet e Serbisë kundër saj, tregoi papjekuri. Shumë naive dhe pa u konsultuar me ne (me autoritetet e (SHBA-së).

Albini, sipas mendimit tim, është si ai qingji me brinat e tamlit (brinat që i dolën para disa ditëve, i thotë vetes se është më i gatshëm me i ra murit me gjithë fuqinë që e ka).

E kam një këshillë për Albinin: Shkarkoi të gjithë këshilltarët dhe formoje një kabinet të ri. Dhe një këshillë tjetër të vogël: kot shkoni në Bruksel me 18 gusht. Vuçiqi nuk ka ndryshuar aspak. Vuçiqi po e kërkon Kosovën dhe asgjë më pak”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat