Tha se Kurti gaboi me veriun, nga VV-ja i reagojnë Lushtakut - tregojnë si e zbrazi fshatin e Skenderajt

Aktuale

Tha se Kurti gaboi me veriun, nga VV-ja i reagojnë Lushtakut - tregojnë si e zbrazi fshatin e Skenderajt

Nga: A.ZH Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:57
Sami Lushtaku

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ka thënë se problemet në veri të Kosovës, nuk zgjidhen përmes aksioneve policore, por ato zgjidhen politikisht.

Teksa e ka vlerësuar si “gabim” të kryeministrit Albin Kurti aksionin e fundit në veri, ai ka thënë se duhet menduar mirë para se të merren veprime atje.

“Ai nuk e ka seriozisht. Ky është hajgaregji. Nëse vendos me hy në veri me policë, duhet me analizuar mirë vendimin që po e merr. Nuk ka pas nevoje më shku me policë në veri të Mitrovicës. Unë mendoj se meqë ka vendos më shku, ka qenë dashur që me vendos ata për të cilën ka shku atje. Jo me luajt me ndjenja të policëve. Me i rreziku policët pa nevojë”, ka theksuar Lushtaku.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Avni Zogiani, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar Lushtakun se Syriganën e ka bërë fshat pa asnjë shqiptar.

“Ky e ka zgjidh' pa polici... a e dini si? Për shembull Syriganën e Skenderajt nga një fshat me shumicë shqiptare, e ka ba fshat pa asnjë shqiptar!

Veç ky, diqysh si s'di qysh, përfundoi si milioner!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat