Kurti pas takimit me Stoltenberg: Kërkojmë anëtarësimin në NATO, që të japim atë që të tjerët na dhanë neve

Aktuale

Kurti pas takimit me Stoltenberg: Kërkojmë anëtarësimin në NATO, që të japim atë që të tjerët na dhanë neve

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:28
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në konferencën e përbashkët  Kurti ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj në Kosovë, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme që të japë kontributin e saj brenda kësaj aleance me ushtrinë e saj, FSK-në.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë”, është shprehur Kurti.

“Anëtarësimi në Partneritetin për Paqe do të ishte një hap para”.

“Kërcënimet me të cilat përballet NATO i ndjen edhe veni ynë. Prandja qyetatrët duhet të jenë vigjilentë ndaj verpimeve të fqinjit tanë verior”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat