Osmani: Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm

Aktuale

Osmani: Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:32
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të kthehen në shkolla.

Osmani potencoi se dëmi që po i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në shkollë është i riparueshëm.

“Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm, dëmi që po bëhet për fëmijët, nuk ka kthim prapa.

Ligji i Pagave do të vijë, por koha që po e humbin fëmijët tanë nuk do të mund ta kthejmë, nga këtu iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve në Mamushë dhe çdo kund në Kosovë t’i bashkojnë forcat që të kthehen në shkolla, që ia ofrojnë të gjithë përkrahjen e mundshme dhe diturinë nxënësve, fëmijëve tanë, fëmijëve të gjithë Republikës së Kosovës dhe tani të ecim përpara në realizimin e kërkesave nacionale brenda mundësive që Republika e Kosovës që ka”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat