Takohen Lajçak dhe Osmani, flasin për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Takohen Lajçak dhe Osmani, flasin për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 00:42
Vjosa Osmani, Miroslav Lajçak

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovë[email protected] Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat