Avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook ka bërë të ditur se është pezulluar nga puna kryeinspektori Ylber Topalli.
Ai thotë se ky vendim ndaj tij është marrë për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e vrasjes se Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.
Sipas Gashit, Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë e Drejtësisë në kohën kur ministre ishte Dhurata Hoxha.
Postimi i plotë:
Pezullohet nga puna Kryeinspektori Ylber Topalli
Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është inicuar për pretendimet e shkeljeve të renda procedurale që janë te ndèrlidhura me rastin e vrasjes se Astrit Deharit ne Qendrën e Paraburgimit nè Prizren, më 5 nentor 2016.
z. Topalli dyshohet se i ka marre kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenti para Policise dhe i ka sjell ne Ministrin e Drejtesis ne kohen kur ministre ishte Dhurata Hoxha
Po ashtu i njejti si ka hartu dy raporte lidhur me rastin:
Ne njerin raport qe ka hartu me 14 nentor 2016 e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje. Po te njejtin raport ai e mohon qe eshte i tij edhe pse e ka vendos nenshkrimin e tij ne kete raport.
Me 21 nentor2016 e harton raportin e dyte te inspektimit ku thote qe Astriti ka vdeke.
Tani rastin e ka Prokuroria dhe duhet te hap hetim penal per secilin person te implikuar ne vrasjen e Astritit, ne ata qe i kan shtyte ne vrasje dhe per ata qe ne qfardo forme kan ndikuar ne fshehjen e vrasjes se aktivisitit te Levizjes VETËVENDOSJE!
Astrit Dehari.