Sulmi seksual ndaj Mrika Nikçit, Lushaku: Imagjinojeni me çfarë përballen vajzat e gratë në ambiente private

Aktuale

Sulmi seksual ndaj Mrika Nikçit, Lushaku: Imagjinojeni me çfarë përballen vajzat e gratë në ambiente private

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 21:43
Jeohna Lushaku-Sadriu

Kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jeohna Lushaku-Sadriu përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me rastin e tmerrshëm të sulmit seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikqi.

“Hapësira dhe rrugë të sigurta për të gjithë!

Rasti i ngacmimit seksual në mes të qendrës së qytetit, shpërfaq më së miri atë me çka përballen vajzat e gratë tona çdo ditë në ambiente publike.

Imagjinojeni me çfarë përballen ato në ambiente private.” – ka thënë Lushaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat