Bytyçi flet për ideatorët e ndarjes: Në Kosovë e në Shqipëri tradhtarët janë “me trima” se atdhetarët në kursin e tyre anti-shqiptar!

Aktuale

Bytyçi flet për ideatorët e ndarjes: Në Kosovë e në Shqipëri tradhtarët janë “me trima” se atdhetarët në kursin e tyre anti-shqiptar!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 20:20
Prof. Dr.Enver Bytyçi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi i konsideron si bashkëfajtore në qëndrimet kundër popullit shqiptarë, mediet që pranojnë njerëz që e shohin si zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi shkëmbimin e territoreve.

Bytyçi në një postim në Facebook ka shkruar se, Të gjithë e dinë se në një ndërmarrje të tillë fituese e territoreve më të pasura të Kosovës është Serbia!

Kështu, sipas tij, Në Kosovë e në Shqipëri tradhtarët janë "me trima" se atdhetarët në kursin e tyre anti-shqiptar!

Postimi i plotë:

Mediet që pranojnë njerëz të çmendur, të cilët thonë se "E vetmja zgjidhje e konfliktit të Kosovës me Serbinë është shkëmbimi i territoreve", d.m.th ndarja e Kosovës, bëhen bashkëfajtore në qëndrimin e tyre kundër kombit shqiptar!

Të gjithë e dinë se në një ndërmarrje të tillë fituese e territoreve më të pasura të Kosovës është Serbia! Nëse disa spekulantë duan t'i shërbejnë interesave serbe në Kosovë e në Ballkan, mediet që flasin shqip nuk duhet t'u bashkohen këtyre spekulantëve!

Nuk ndodh kjo në asnjë vend dhe të asnjë komb tjetër, përveçse të në shqiptarët! Sepse armiqtë e kombit shqiptar nuk kanë me frike nga asgjë. Armiq ka kudo, çdo komb.

Por tradhtaret fshihen. Jo nga vetëdija, por kanë frikë të dalin hapur! Në Kosovë e në Shqipëri tradhtarët janë "me trima" se atdhetarët në kursin e tyre anti-shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat