Lamtumira rrënqethëse e Adrian Krasniqit me të vëllain: “S’më janë tharë sytë prej Tiranës e deri në Frankfurt duke qarë”

Aktuale

Lamtumira rrënqethëse e Adrian Krasniqit me të vëllain: “S’më janë tharë sytë prej Tiranës e deri në Frankfurt duke qarë”

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 00:17
Ilir Krasniqi

Heroi i Kosovës, Adrian Krasniqi para se të nisej për në Kosovë nga Shqipëria kishte lënë një letër ku kishte paralajmëruar për aksionin e tij.

Pak javë më parë, ai ishte përshëndetur për herë të fundit me vëllain e tij, Ilirin, i cili i emocionuar ka treguar se si ishte ndjerë pas atij takimi, që pas rënies së tij e kishte kuptuar që ishte i fundit me të.

“Unë kur jam nda prej tij, nuk mu kanë ter sytë prej Tiranës e deri në Frankfurt tu kajt, sepse e kam dit që se shoh më, ai ka qenë i përcaktum, kur kanë ndodh 11 aksionet e ’97 unë kam qenë me të duke i prit lajmet në Tiranë, edhe më ka thanë se sonte kërset në 11 vende në orën 11. Aryseja se pse Adriani s’ka qenë në këto aksione ka qenë se grupi që ka qenë atë natë për t’u furnizuar i kanë thënë ti rri se sonte vjen Iliri, pra unë. I pata thanë me u bo ju bashkë qetash ju krejt çka jeni, me bo një thirrje me dal krejt djemt e UÇK-së me u bo rresht, sa bohi, më tha 50-60 apo 70 vetë. I thash 70 vetë krejt Kosovën? Më tha po, thash në këto kushte ti mendon se e shpërngul Serbinë prej Kosovës me 70 djem a, më tha ne jemi 70 djem që jemi të gatshëm me vdek nesër, për me u mush ju tjerët mend”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka treguar edhe amanetin që ia kishte lënë i vëllai, tani dëshmor i Kosovës.

“Më ka thënë tekstualisht, Ilir unë jam në luftë për çdo ditë, edhe këtu në Tiranë, por edhe në Kosovë, nuk dihet çka më ndodh, shokët e mi nuk dua të më marrin nëpër gojë, ai e ka dit se duhet me u bo kurban për këtë vend, ai thoshte kur ka qenë i ri, s’ka me ardh më kujt me dek i ri sikur Jusuf Gërvalla, e i ndodhi edhe këtij”, ka përfunduar aktivisti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat