​Krasniqi javën e ardhshme në SHBA: Raportet e Kosovës me Amerikën kanë marrë goditje nga Kurti

Aktuale

​Krasniqi javën e ardhshme në SHBA: Raportet e Kosovës me Amerikën kanë marrë goditje nga Kurti

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri opozitar përgjatë tri ditëve në Amerikë do të zhvillojë takime me kongresistë, përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar dhe takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mirëpo, para vizitës në ShBA, Krasniqi do të qëndrojë në Bruksel, ku pritet të takohet me disa euro-deputetë dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në ShBA dhe Bruksel do të paraqes qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Krasniqi: Javën e ardhshme do të realizoj një vizitë zyrtare në ShBA

“Javën e ardhshme unë do të realizoj një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uashington dhe Nju Jork. Po ashtu edhe në Bruskel, ku do të filloj vizitën fillimisht të hënën dhe të martën. Takimet në Bruksel i kam të përqëndruara me një sërë euro-parlamentarë, po ashtu do të takojë edhe ndërmjetësin e dialogun, Miroslav Lajçak. Më pas do të vazhdojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për tri ditë rresht në Uashington DC do të takojë përfaqësues të ndryshëm në Kongres në dy dhomat, Senat dhe Dhomën e Përfaqësueseve. Po ashtu do të takohem edhe me të deleguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pastaj do të kem takim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Do të takojë edhe personalitete të ndryshme që në këto dy dekada janë marrë me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Si dhe vizita dhe takime në institute, konsideroj kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Vizitën në ShBA, Krasniqi e konsideron të rëndësishme, veçmas në kohën kur po ndodh, që sipas tij duket sheshazi që raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë goditje nga qasja dhe sjellja e Qeverisë Kurti.

Krasniqi: Raportet mes Kosovës dhe ShBA-së kanë marrë një goditje nga qasja dhe sjellja e qeverisë Kurti

“Konsideroj tepër të rëndësishme këtë vizitë, veçnaërisht në kohën që po ndodh. Vërtet është shqetësim i madh fakti që tashmë duket sheshazi që raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë një goditje nga qasja dhe sjellja e Qeverisë Kurti. Unë atje do të shpreh qëndrimet e PDK-së sa i përket zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rajonin tonë. Por pa dyshim se interesat dhe objektivat kryesore të Kosovës do të jenë si pikë kryesore e diskutimeve që ne do të kemi”, thekson Krasniqi.

Në cilësinë e kryetarit të PDK-së, kjo është vizita e parë e Krasniqit në ShBA. Për shkak të zhvillimeve të fundit politikë në Kosovë, braktisjes së institucioneve nga serbët lokal në veri, disa ministrave në Qeverinë Kurti, po ashtu edhe disa kryetarëve të komunave iu është shtyrë vizita në ShBA.

Sipas një reagimi të djeshëm të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, thuhet se kjo nuk është koha e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë drejt ShBA-së për takime zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat