Xhelal Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, tregon çka pa te zyrtarët policor

Aktuale

Xhelal Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, tregon çka pa te zyrtarët policor

Nga: N.E. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Sveçla ka njoftuar se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor.

“Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete e tyre duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat