Vrasja e shtatzënës para Gjinekologjisë, të dy familjet pranojnë se i dinin problemet

Aktuale

Vrasja e shtatzënës para Gjinekologjisë, të dy familjet pranojnë se i dinin problemet

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:33
Hamide Magashi

Dhuna dhe presionet e përjetuara nga Hamide Magashi, që mbeti e vrarë të mërkurën nga i dyshuari, ish-burri i saj, nuk kanë qenë të panjohura për asnjërën prej familjeve.

Motrat e saj, janë deklaruar se Hamidja, ka qenë nën kontrollin e ish-burrit vazhdimisht, derisa ndaj saj është ushtruar edhe dhunë fizike.

Edhe në kohën kur ishte shtatzënë dhe e shtrirë në spital, i dyshuari kishte qëndruar vazhdimisht përreth objektit të Klinikës Gjinekologjike duke e thirrur, e duke e kërcënuar.

Në familjen e të dyshuarit i cili vazhdon të jetë i arratisur, nuk kanë pranuar të flasin, megjithatë kanë mohuar që kanë pasur kontakt me birin e tyre.

Megjithatë, sipas babait të Sokol Halilit, problemet e çiftit kanë nisur që nga shtatzënia.

Policia gjatë ditës ka gjetur veturën e të dyshuarit, të cilën pas hetimit e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tij, ndërkaq megjithëse disa herë kanë pasur sinjal nga telefoni i tij, ende nuk kanë rezultuar me arrestim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat