Xhevdet Pozhari reagon pas vetëvrasjes së Sokol Halilit: S’duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la!

Aktuale

Xhevdet Pozhari reagon pas vetëvrasjes së Sokol Halilit: S’duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la!

Nga: A.M Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e Hamide Magashit në QKUK dy ditë më parë.

Ai tha se vdekja për njerëz të tillë është shpëtim.

Sipas Pozharit, për kufomën e Halilit nuk duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Monstra që vrau nënën me foshnje paska bërë vetëvrasje.

Prandaj nuk duhet dënim me vdekje për këto qelbësira. Vdekja për këta është shpëtim.

Qiftit të këtij nuk duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat