Kryeministri Kurti mirëpriti deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

Aktuale

Kryeministri Kurti mirëpriti deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 18:24
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Shefin e Stafit të tij, Luan Dalipi, mirëpritën deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Konservatore, njëherësh i dërguari për Tregti i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Kryeministri i uroi z. Vickers mirëseardhje përsëri në Kosovë, teksa e falënderoi atë për takimin dhe mikpritjen gjatë vizitës tij në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të muajin nëntor.

U diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të mëtejmë të tij në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, energjisë, mbrojtjes dhe kulturës.

Vëmendje e veçantë iu dha sektorit të energjisë dhe investimeve të huaja.

Kryeministri Kurti e njoftoi deputetin Vicerks për veprimet e Qeverisë dhe planet për sektorin e energjisë, me fokus burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike. Ai gjithashtu foli për potencialin që Kosova ka për investitorë të huaj dhe se diaspora jonë mund të shërbejë si urë lidhëse për investitorë britanikë.

Duke marrë parasysh ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar në energji të ripërtëritshme, deputeti Vicker u shpreh se do të inkurajojë kompanitë britanike që të hulumtojnë mundësitë në Kosovë. Ai po ashtu e vlerësoi pozitive faktin që nga tash e tutje agjencia qeveritare, UK Exports Finance është e disponueshme edhe për Kosovën, që sipas z. Vicker, do të tërheqë edhe më shumë kompani nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë.

Në këtë takimi, deputeti Vicker ishte i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicolas Abbott. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat