BE-ja i dha vërejtje Maqedonisë dhe Malit të Zi pse s’i vendosin viza Kosovës, reagon ambasadori Bajrami

Aktuale

BE-ja i dha vërejtje Maqedonisë dhe Malit të Zi pse s’i vendosin viza Kosovës, reagon ambasadori Bajrami

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:11
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka reaguar në lidhje me vërejtjet që Komisioni Evropian ia bëri Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi mos për vendosjen e vizave për kosovarët.

Sipas Bajrmit, kjo nxjerrje e Komisionit Evropian është shqetësuese dhe e papranueshme, meqë Kosovës për vite me radhë i është refuzuar lëvizja e lirë në zonën Shcengen. 

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian liston Kosovën si një nga vendet e treta, duke kërkuar nga Malin i Zi dhe Maqedonia e Veriut të prezantojë viza për Kosovën”.

“Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht #VisaLib! Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka thënë ai.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat