Haki Abazi: Nuk do të ishte fundi i botës nëse do të shtyheshin zgjedhjet në veri

Aktuale

Haki Abazi: Nuk do të ishte fundi i botës nëse do të shtyheshin zgjedhjet në veri

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:49
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se është e vështirë mbajtja e zgjedhjeve në veri në një situatë të tillë ku hidhen edhe bomba.

Abazi tha se nuk do të ishte fundi i botës nëse mbajtja e zgjedhjeve në veri do të shtyhej për një periudhë të caktuar.

“I dëgjova disa deklarata të KQZ atje që sigurisht që në një situatë të tillë ku hedhen bombat, nuk është lehtë me paramendu që mundet me u mbajt zgjedhjet. Rrjedhimisht nuk do të ishte fundi i botës që të shtyhet për një periudhë të caktuar edhe cështja e zgjedhjeve”.

Tutje ai shtoi se ‘Edhe sikur të ketë serbë me vullnet të mirë të dalin në zgjedhje e kanë të pamundur sepse e kanë të bëjnë me struktura ilegale të Beogradit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat