Salihaj: Isa Mustafën në një fushatë pati folur për SHIK-un e pas zgjedhjeve bëri koalicion me ta

Aktuale

Salihaj: Isa Mustafën në një fushatë pati folur për SHIK-un e pas zgjedhjeve bëri koalicion me ta

Më: 19 janar 2023 Në ora: 22:30
Adem Salihaj

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafën në njërë pre fushatave parazgjedhore ka folur keq për SHIK-un e pas zgjedhjeve ka bërë koalicion me ta.

Salihaj tha se LDK-ja ka faj që pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ka bërë koalicion disa herë me PDK-në.

“LDK-ja ka faj shumë që nga vdekja e presidentit Rugova, pasi disa herë ka bërë koalicion me PDK-në. Unë mendoj që vrasjet politike në Kosovë janë shkaktuar nuk mund të them nga figurat politike të LDK-së, por nga strukturat që i ka kontrolluar PDK. Nuk ka asnjë logjikë që LDK-ja e dëmtuar nga një strukturë e një partie tjetër, tash të ulet e të bëjë koalicion me atë parti”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, veprimi i Mustafës ka qenë i dëmshëm jo vetëm për LDK-në, por për gjithë Kosovën.

“Në fushata kanë akuzuar partitë. Vet Isa Mustafa i cili në një fushatë ka folur aq shumë për SHIK-un, për vrasjet, kriminelët, strukturat kriminale etj, dhe në fund kur ka përfunduar fushata e janë mbajt zgjedhjet ka shkuar e ka bërë koalicion po me ata. Kjo ka qenë një veprim i dëmshëm jo vetëm për LDK-në, por për gjithë Kosovën. Nuk mund të jetë në Kosovë një shtet i shëndosh, nëse kaq shumë vrasje politike ende nuk i ka zbardhur”, tha Salihaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat