​Krasniqi takon ambasadorin e Zvicrës, bisedojnë për kultivimin e partneritetit mes dy shteteve

Aktuale

​Krasniqi takon ambasadorin e Zvicrës, bisedojnë për kultivimin e partneritetit mes dy shteteve

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:28
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

“Me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.

Në kuadër të këtij takimi, theksuam domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve”, ka thënë Krasniqi.

“Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat