Statovci: Nga “transport publik falas” që premtuan, në shtrenjtim të biletave, ky vendim do ta paralizojë trafikun

Aktuale

Statovci: Nga “transport publik falas” që premtuan, në shtrenjtim të biletave, ky vendim do ta paralizojë trafikun

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:00
Jeta Statovci

Deputetja e Listës “Guxo” njëherësh kryetare e degës në Prishtinë, Jeta Statovci, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të “Trafikut Urban”.

Statovci e ka quajtur nivelin lokal si “komunë e luksit”, ndërsa tha se ky vendim do ta paralizojë trafikun në kryeqytet.

Statovci u shpreh se rritja e këtyre çmimeve do të ndikojë në shtimin e numrit të automjeteve në Prishtinë.

“Nga ‘transport publik falas’ që premtuan, në shtrenjtim 25% të biletave. Komuna e luksit të sheshit përveç që ka paralizuar trafikun në përgjithësi, tani vendosi edhe ta shtrenjtoj transportin publik. Qarkullimi i veturave private është bërë gjithashtu më i kushtueshëm për shkak të bllokadave nga eksperimentet jo-profesionale. Premtonin shpeshtim të linjave të autobusëve nga qendra, drejt fshatrave dhe anasjelltas. Këtë jo që nuk e bëri, por shtrenjtoi çmimet e biletave, që sigurisht do të ndikojnë në shtimin e numrit të automjeteve në Kryeqytetet”, ka thënë ajo per eo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat