"Kallen” rrjetet sociale në Serbi: Dita e pavarësisë së Kosovës u festua midis Beogradit

Aktuale

"Kallen” rrjetet sociale në Serbi: Dita e pavarësisë së Kosovës u festua midis Beogradit

Nga: F.B. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:45
Foto nga vendngjarja

Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës u shënua edhe midis Beogradit në organizim të zyrës ndërlidhëse të Prishtinës.

Lajmi është kumtuar nga deputeti i Kuvendit të Serbisë Shaip Kamberi që publikoi foto nga ky manifestim “për herë të parë në Beograd shënohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës” , ndërsa reagimet po “djegin” rrjetet sociale – çka pason?, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Pos Kamberit, shënimin e përvjetorit të pavarësisë në Beograd e konfirmoi edhe Ardita Sianani këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Kurti.

Image
Ardita Sinani, Jetish Jashari, Shaip Kamberi

Kamberi në rrjetin social facebook publikoi dy statuse ku njoftoi për manifestimin e shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës midis Beogradi organizuar nga zyra për ndërlidhje e Prishtinës.

"Kjo është hera e parë nga formimi i zyrës ndërlidhëse që Dita e Pavarësisë së Kosovës shënohet në Beograd” ka publikuar Kamberi në rrjetin social, ku publikoi edhe shumë foto, ku veç flamurit të Kosovës shihen edhe shumë pjesëmarrës.

Kamberi afër flamurit të Kosovës është fotografuar së bashku me oficerin për lidhje mes Prishtinës edhe Beogradit, Jetish Jasharin.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe Ardita Sinani, këshilltare e Kurtit.

Ajo në facebook publikoi njoftimin "Shënimi i përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës ishte i veçantë, simbolikë me rëndësi, pikërisht për faktin se njohja e realitetit nga kryeqyteti i Serbisë për Republikën e Kosovës do të jetë shansi i demokratizimit të Serbisë” .

Sinani shtoi se “pranimi i realitetit” nga Serbia dhe “respektimi i parimit të reciprocitetit për drejtat e pakicave në kufijtë e caktuar” janë garanci për paqen afatgjate në Ballkan.

Pas kësaj “shpërtheu” vala e reagimeve në rrjetet sociale.

Ndër të parët ishte ish ministri për përkujdesje e familje Ratko Dmitroviç që pyeti çka do pasoj pas kësaj në Beograd. "A u shënua dita e pavarësisë së Kroacisë? Vend i mjerë", shkroi ai.

Të shumta kanë qenë reagimet anekënd vendit, ndërkohë që “pala tjetër” (shqiptarët) në rrjetet sociale kanë uruar shënimin e “Ditës së Pavarësisë së Kosovës” në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat