Sveçla: Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Aktuale

Sveçla: Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:39
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur në lidhje me arrestimin e shtetasit serb për krime lufte ndaj civilëve.

Sveçla, në një postim në Facebook, ka shkruar se krimet që janë kryer në Kosovë nuk do të falen.

“Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim. Drejtësia për secilin akt çnjerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme. Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njëjti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrë pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky, sipas tij, është një fakt i njohur botërisht.

“Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht”, ka shtuar ai.

Ai tha se vënia e drejtësisë është e domosdoshme, edhe pse e vonuar është e pashmangshme.

“Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat