“Ka një lloj marrëveshje”, Vuçiç flet pas negociatave me Kurtin në Ohër: Duhet ende të bisedojmë për disa pika

Aktuale

“Ka një lloj marrëveshje”, Vuçiç flet pas negociatave me Kurtin në Ohër: Duhet ende të bisedojmë për disa pika

Më: 18 mars 2023 Në ora: 23:07
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë për mediat, pas negociatave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që zgjatën mbi 11 orë.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç u shpreh se ishte i kënaqur nga takimi dhe shtoi se ka një lloj marrëveshje.

Megjithatë, Vuçiç nënvizoi se ka ende pika për të cilat duhet të bisedojnë.

“Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë. Prioritet mbetet formimi i Asociacionit, pala shqiptare insistoi për nënshkrimin e marrëveshjes. Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Do të diskutoj në Serbi për atë që kam rëndë dakord. Nesër do të raportoj për atë se çfarë ka ndidhur. Do të kemi edhe deklaratat edhe të Borrell e Kurtit”, theksoi ai.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku u diskutua për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat