Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë/ Ditmir Bushati: Ja fitorja strategjike që ka arritur Kosova

Aktuale

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë/ Ditmir Bushati: Ja fitorja strategjike që ka arritur Kosova

Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:24
Ditmir Bushati

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se Kosova ka arritur një fitore strategjike në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Bushati u shpreh se vullneti që Kosova ka dëshmuar për të nënshkruar dokumentin, si në Bruksel ashtu edhe në Ohër, përbën një fitore.

Sipas Bushatit, tanimë plani franko-gjerman po mbështetet edhe nga 5 vendet anëtarë të BE-së, të cilat ende nuk e njohin Kosovën.

“Duhet të kuptojmë, pavarësisht se zemra dhe mendja jonë është vetëm me Kosovën, në një proces negocimi, prandaj quhet negociatë, të dyja palët duhet të fitojnë dhe lënë diçka nga ato që konsiderohen si qëndrime të tyre të ngurta. Mendoj që strategjikisht Kosova ka arritur një fitore me vullnetin që ka dëshmuar për të nënshkruar dokumentin, qoftë në Bruksel, pra marrëveshjen bazë, ashtu edhe planin e zbatimit, në dallim nga Serbia.

Së dyti, kemi BE-në që merr përsipër për të trupëzuar angazhimet e të dyja palëve në proceset e integrimit evropian respektiv. Do të thotë se kemi një fuqizim në heshtje të shtetësisë së Kosovës. Së treti, kemi dokumentin e 9 shkurtit të këtij viti, ku të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe 5 vendet që nuk e njohin Kosovën, mbështesin nismën e Gjermanisë dhe Francës. Plani franko gjerman, tanimë mund të konsiderohet një plan evropian me mbështetjen e SHBA-ve”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat