Presidentja dhe Ambasadori amerikan kujtojnë Albrightin: Shpëtoi jetë të panumërta

Aktuale

Presidentja dhe Ambasadori amerikan kujtojnë Albrightin: Shpëtoi jetë të panumërta

Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:13
Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka nderuar sot ish-Sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Hovenier ka thënë se në njëvjetorin e vdekjes së Albright, e kanë kujtuar si një mike të vertetë, që ka shpëtuar jetë të panumërta me udhëheqjen e saj.

“Sot iu bashkova Presidentes Vjosa Osmani për ta nderuar Sekretaren Albright në përvjetorin e parë të vdekjes së saj. Udhëheqja e Sekretares Albright në rajon ka shpëtuar jetë të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishëron partneritetin mes dy shteteve tona”, ka shrkuar Hovenier në Twitter.

Albright ka shërbyer gjatë kohës kur Kosova u çlirua nga Serbia dhe përgjatë dy dekadave ka përkrahur Kosovën. Ajo vdiq më 23 mars të vitit që shkoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat