Ministrat Krasniqi e Aliu nënshkruajnë marrëveshjen që i sjell ujin e pijes Sllatinës dhe Bardhit të Madh

Aktuale

Ministrat Krasniqi e Aliu nënshkruajnë marrëveshjen që i sjell ujin e pijes Sllatinës dhe Bardhit të Madh

Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:40
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe drejtori ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar një marrëveshje që i sjell ujin e pijes Sllatinës dhe Bardhit të Madh.

Ata ishin në një vizitë atje ku diskutuan me banorët për mënyrën se si do të realizohet ky projekt.

Projekt ky që  do të përmirësojnë kushtet e jetesës për këto lagje.

Ky ishte edhe një premtim i radhës i mbajtur në shërbim të komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat