Avokati i akredituar i Speciales: Gjasat janë që ish-krerët e UCK-së të mbrohen në liri apo arrest shtëpiak

Aktuale

Avokati i akredituar i Speciales: Gjasat janë që ish-krerët e UCK-së të mbrohen në liri apo arrest shtëpiak

Më: 3 prill 2023 Në ora: 08:46
Hashim Thaçi

Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, do të nisë më 3 prill.

Deri tani, sipas Prokurorisë së Gjykatës Speciale, janë mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish krerëve të UÇK-së.

Por se si do të vijojë dhe sa mund të zgjasë procesi i gjykimit gjykim, ka folur avokati i akredituar i Speciales, Artan Qerkini.

Sipas tij, gjykimi mund edhe të shkurtohet.

Kjo, vetëm nëse trupi gjykues i eliminon disa prova.

“Shumë problem me vlerësu sa ka me zgjat procesi sepse nuk dihet nëse mbrojtja do ta paraqesë prova. Tek pasi që të përfundojnë provat e prokurorisë , mbrojtja do të vendosë a do të paraqesë provat. Nëse mbrojtja vendos të paraqesë provat atëherë natyrisht që gjykimi do të zgjatë edhe më shumë”, thotë ai.

Qerkini thotë se mundësitë se ish krerët e UÇK-së do të mbrohen në liri, janë të mëdha.

“Besoj që janë gjasat më të mëdha që të mbrohen në liri apo arrest shtëpiak për faktin se tashmë nuk ekziston rreziku i ndikimit në prova, sepse të gjitha provat janë në posedim të trupit gjykues, prandaj proceduralisht gjasat rriten, por a do të ndodhë një gjë e tillë apo jo, nuk e di”, shprehet ai.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat