Rrahmani: Mungesa e bordit të Trustit, i bie sikur një shtëpi me qenë pa zot shtëpie

Aktuale

Rrahmani: Mungesa e bordit të Trustit, i bie sikur një shtëpi me qenë pa zot shtëpie

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:37
Eman Rrahmani

Lidhur me mozgjedhjen e anëtarëve të bordit kanë folur edhe deputetë të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se procesi është kthyer në pikën zero, dhe se mungesa e bordit është mjaft e dëmshme për këtë institucion.

“Mungesa e bordit i bie sikur një shtëpi me qenë pa zot shtëpie, dhe është e kuptueshme që është e dëmshme mungesa e bordit, por që ne kemi bërë presion tek komisioni përzgjedhës edhe po presim që ata me i kry punët e tyre”, është shprehur Rrahmani.

I pyetur se a pret që anëtarët e bordit të zgjidhen shpejtë në momentin kur të rishpallet konkursi, përgjigja e tij ka qenë e shkurtë.

“Nuk i parashikoj gjërat, po presim që secili me kry punën e vet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat