Kadrijaj: AAK-ja qeverisi më së paku me vendin, s’mund të fajësohemi

Aktuale

Kadrijaj: AAK-ja qeverisi më së paku me vendin, s’mund të fajësohemi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 00:59
Time Kadrijaj

Nga të gjitha subjektet politike në vend që dikur kishin qeverisur me vendin, herë duke e kryer të plotë mandatin e shpesh duke mos e çuar deri në fund atë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është partia që më së paku ka drejtuar qeverinë.

Madje, edhe më pak se partia e tanishme në pushtet, Vetëvedosje.

Vlerësoi kështu deputetja nga kjo parti Time Kadrijaj duke shtuar se s’mund ta akuzojnë AAK-në për keqqeverisje.  

Prej krejt katër partive parlamentare, shqiptare ne më së paku kemi qenë më pushtet. Edhe më pak se VV-ja. Kështu që, ne mundemi me u akuzuar më pak se partitë tjera. Na ka kalu VV-ja. Më nuk munden me u thirr në atë pafajësinë e tyre politike. E kanë humbur pafajësinë.”, tha Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat