“Asociacioni po keqpërdoret nga Qeveria e Kosovës dhe Serbisë”, Matoshi ia kujton Kurtit thënien e Kissinger

Aktuale

“Asociacioni po keqpërdoret nga Qeveria e Kosovës dhe Serbisë”, Matoshi ia kujton Kurtit thënien e Kissinger

Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:18
Halil Matoshi

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, se është i nevojshëm formimi i Asociacionit dhe se me të do të zgjidhen çështjet e serbëve të veriut.

Ai thotë se Asociacioni po keqpërdoret nga të dyja Qeveritë, Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni është mekanizëm kushtetues që i jep komunitetit serb në Kosovë disa të drejta shtesë por fatkeqësisht po keqpërdoret nga të dyja Qeveritë, e Beogradit hegjemonist dhe e veprimeve etnonacionaliste të Prishtinës”, thotë ai.

Matoshi potencon se sipas Hill, Asociacioni është obligim shtetëror i Kosovës dhe se shtetet që nuk e respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e vet janë të dështuara.

“Chris Hill po thotë se ky është obligim shtetëror i Kosovës dhe shtetet që nuk e respektojnë ligjin e vet, Kushtetutën e vet, janë shtete të dështuara”, thekson analisti.

Ai i ka rikujtuar Kurtit një thënie të Henry Kissinger.

“Në këtë rast, duhet rikujtuar Albin Kurtit atë që e thotë titani i diplomacisë amerikane, Henry Kissinger se “veprimet Ilegale që bëhen menjëherë, (pra tashti) përkthehen në veprime afatgjate antikushtetuese (që marrin shumë kohë)””, deklaron Halil Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat