Duke komentuar zhvillimet dramatike në Veri të Kosovës, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi thotë se synimi kryesor i Serbisë nuk është Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë.
“Nuk është synimi kryesor i Serbisë asociacioni: politika e paqëtimit po ia realizon interesat ruso-serbëve. Paqëtimi (appeasment), një rrugë e rrezikshme: Ne duhet të njohim rreziqet e natyrshme të paqëtimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë. Zbutja përfshin bërjen e lëshimeve dhe kompromiseve me shpresën për të shmangur konfliktin. Megjithatë, historia na ka dhënë një mësim të ashpër: qetësimi i agresorëve shpesh çon në agresion dhe paqëndrueshmëri të mëtejshme. Jehona bezdisëse e viteve 1930, kur Britania e Madhe dhe Franca ndoqën paqëtimin ndaj Gjermanisë naziste, rezonojnë edhe sot. Koncesionet e tyre të gabuara, si Marrëveshja e pafat e Mynihut, vetëm e trimëruan Hitlerin dhe nxitën agresionin e tij. Dhënia e koncesioneve Serbisë mund të na ekspozojë ndaj një rreziku të ngjashëm, pasi Rusia mund t'i shfrytëzojë ato për interesat e veta. Është jetike që të shqyrtojmë strategjitë alternative që i japin përparësi paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, shkruan Kuçi, përcjellë “Bota sot”.
Sipas tij, këto janë dy objektivat më të mëdha të Serbisë.
“Aspiratat e Serbisë shtrihen përtej asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qëllimi përfundimtar i Serbisë është të adresojë kërkesën në unitet me Rusinë, për zgjidhjen dhe përfundimin e çështjes së Kosovës përmes një konference ndërkombëtare. Në konferencën ku do të zgjidhjet edhe çështja e Ukrainës dhe aty do të mund të përfitojë më shumë hapësirë edhe bashkimi sllavo-ortodoks apo më saktë serbo-rus”, shkruan në reagimin e tij, doktori i marrëdhnieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.