“Ne duhet t‘i kallxojmë Amerikës...” / Pas sanksioneve reagon ashpër Shkelzen Gashi: Veriun e Kosovës nuk ia japim Serbisë së Vuçiq-it

Aktuale

“Ne duhet t‘i kallxojmë Amerikës...” / Pas sanksioneve reagon ashpër Shkelzen Gashi: Veriun e Kosovës nuk ia japim Serbisë së Vuçiq-it

Nga: A.SH Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:40
Shkëlzen Gashi

Pas sanksioneve të SHBA-së ka reaguar ashpër analisti Shkelzen Gashi.

Ai ka thënë se Amerika për ta pasur nën kontroll Serbinë, po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve.

Postimi në Facebook:

Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës.

Ne duhet t'i kallxojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Sërbisë së Vučić-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat