Trondit Gazmend Halilaj: Kjo është arsyeja pse veriu është i tensionuar – Këta kriminelë serbë në Prishtinë janë prit më mirë se Merkeli

Aktuale

Trondit Gazmend Halilaj: Kjo është arsyeja pse veriu është i tensionuar – Këta kriminelë serbë në Prishtinë janë prit më mirë se Merkeli

Nga: N. Sh. Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:12
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj e ka komentuar situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Ai thotë se kjo situtë nuk është shkaktuar nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, situata në veri është si pasojë e marrëveshjes së “oligarkëve” në vitin 1999 nga të dyja vendet me qëllime të përbashkëta kriminale.

Halilaj përmes një postimi në facebook, thotë se, nga ajo marrëveshje është munduar të arsyetohet mosndërhyrja në atë pjesë, ku për Zot shtëpie ishin kriminelët Zvonko Veselinociq dhe Milan Radoiqiq.

Avokati shton se, këta kriminelë janë pritur më mirë në Prishtinë se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.

Postimi i plotë:

Miq:- Situatën e Hipër-tensionuar në pjesën veriore, nuk e shkaktoj z-Kurti.

Ajo u bë në vitin 1999- marrëveshje mes OLIGARKËSH, nga të dyja palët të cilët për qëllime të PËRBASHKETA KRIMINALE, i dhanë edhe Imunitet politik madje me Element Ndërkombëtar, në mënyrë që, të arsyetojnë mosndërhyrjën në atë pjesë ku Zot shtëpie kishte Kriminelin-Veselinoviq dhe Radoiqiq, ndërsa në Prishtinë priteshin më mirë se znj. Merkel.

Si do të jetë Kryeministri Kurti, para dërgimit të forcave speciale në atë pjesë siguroj një bazë të fort Kushtetuese dhe ligjore përmes një procesi të rregullt zgjedhor.

Andaj, tani e tutje simbolet Çetnike dhe ato të agresionit Rus, shihet qe nuk kan vend.

Tentativat e të gjithë atyre për të bindur opinionin kinse: veprimet e Qeverisë janë të ngutshme, pakoordinuara, apo Qeveria është e pa fuqishme në raport me bandat shoviniste serbe, pos që paraqesin vepër të rendë penale, njëkohësisht paraqesin edhe tradhti kombëtare, për të cilën historia do të shkruan një ditë.

Krejt në fund na ndihmoftë i Madhi Zot: çetnikët të marrin përgjigjen e duhur,  ndërsa koha e mbeturinave që nuk zgjedhin metoda për të demtuar shtrirjën e sovranitetit në secilen pjesë të vendit të merr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat