Kurti: Grupet e dhunshme kriminale plagosën ushtarët e NATO-s me bomba të prodhuara dhe të sjellura nga Serbi

Aktuale

Kurti: Grupet e dhunshme kriminale plagosën ushtarët e NATO-s me bomba të prodhuara dhe të sjellura nga Serbi

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 21:27
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në protestën e 29 majit kanë përdorur granata dore dhe bomba shokuese të prodhuara dhe të sjellura nga Serbia.

Kurti përmes një postimi ka thënë se granatat dore ishin M75, ndërsa bombat shokuese ishin P98, nga të cilët metën të plagosur ushtarët e NATO-s, Policët e Kosovës, dhe gazetarët.

Postimi i plotë:

Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, Policët e Kosovës dhe gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat