Haradinaj ngushëllon familjen Pacolli pas rastit tragjik: E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish!

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjen Pacolli pas rastit tragjik: E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish!

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Pacolli pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të saj.

Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën.

Të mbijetuarit nga ky rast i uroj shërim të shpejtë!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat