Tensionet në veri të Kosovës - Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës - Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:34
Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Të dy kanë biseduar për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Presidences, në takim u “diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë demokratike dhe multietnike që është e integruar në strukturat euroatlantike, si dhe me sovranitet e integritet territorial të pacenueshëm”.

Ndryshe, Kosova ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian, që prezenca e Policisë së Kosovës, të reduktohet për 25%, në objektet komunale ku ata qëndrojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat