“Në vitin 2023 u mbyll një laborator i madh i drogës në veri, njëjtë sikur “Jovanjica” në Serbi”

Aktuale

“Në vitin 2023 u mbyll një laborator i madh i drogës në veri, njëjtë sikur “Jovanjica” në Serbi”

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

2023-ta ishte vit goxha i suksesshëm për policinë e Kosovës.

Organet e rendit arritën ta shtrijnë autoritetin e tyre në veri duke zhvilluar aksione për luftimin e krimit të organizuar.

Gazetar i klanit Besnik Tahiri, tha se në veri është mbyllur një laborator i madh i drogës që rrënjet i ka në Serbi.

“”Jovanjica” që vitin e kaluar është zbuluar në Serbi, do të thotë është recepti i njëjtë dhe po dyshohet se njerëzit e njëjtë të cilët kanë punuar me kultivimin në Jovanjicë, kanë operuar po ashtu edhe në veri të Kosovës”, tha Tahiri në Rubikon.

“Tash hetuesia e Kosovës është duke kryer punën e vet. Në Serbi, Vuçiqi me pushtetin e tij enorm, i ka bllokuar hetimet. Mirëpo, tani hetuesia kosovare dhe ajo ndërkombëtare ka gjetur lidhje, se kultivimi i marihuanës dhe drogave tjera sintetike, është i njëjti recept me Jovanjicën”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat