Ndalimi i policëve të Kosovës nga Serbia, deklarohet ambasadori Hovenier

Aktuale

Ndalimi i policëve të Kosovës nga Serbia, deklarohet ambasadori Hovenier

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:21 Përditësuar në ora: 14:03 më 18.04.2024
Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani

Takimi për “dinarin” në Bruksel, Hovenier: Vlerësojmë gjërat pozitive që tha Bislimi rreth kompromisit të propozimeve

Një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimit e Bashkimit Europian është duke vazhduar në Bruksel.

Për pritshmëritë nga ky takim, sot në Prishtinë është pyetur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit që pati me presidenten Osmani.

“Ne konstant kemi shprehur shqetësimet për mënyrën e zbatimit që nuk i mori parasysh ndikimin në komunitetet e prekura, veçanërisht komunitetin serb, por jo vetëm atë. Ne i vlerësojmë përpjekjet nga Përfaqësuesi i BE-së, Lajcak, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Për të qenë të sinqertë, ne e vlerësojmë që zotëri Bislimi ka thënë gjëra pozitive rreth kompromisit të propozimeve, që ne shpresojmë t’i shohim. Shpresa jonë është që të shohim një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët dhe që personat e prekur të vazhdojnë të marrin benefitet sociale që iu nevojiten dhe që më pas të vazhdojmë në gjërat kritike. Fokusi duhet të jetë dhe ne duam që të jetë të arrijmë zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksin e implementimit”.

Hovenier thotë se e ka diskutuar me Osmanin çështjen e Këshillit të Europës, s’jep detaje tjera

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbajtur sot një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e aplikimit të Kosovës në Këshill të Europës.

“Sapo pata një nga takimet e rregullta me presidenten Osmani dhe folëm për disa çështje. Folëm për Forumin shumë të suksesshëm për Gratë, Sigurinë, Paqen që ajo ka pritur, folëm për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës”, tha shkurt Hovenier, duke mos dhënë detaje të tjera rreth kësaj teme.

Ndërkohë, ai tha se SHBA do që Kosova të ketë sukses.

“Presidentja dhe unë diskutuam gjëra për të cilat folëm. Ne duam që Kosova të ketë sukses dhe ne folëm se si më së miri të avancojë këtë sukses”.

Të martën, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi me një shumicë votash një raport që rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.

Hovenier: SHBA-ja e shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit nga autoritetet serbe

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier është shprehur ShBA-ja është e shqetësuar për atë se çfarë ka ndodhur dje në kufijt serb.

Ambasadori Hoveniher theksoi në veçanti se është i shqetësuar për ndalimin e zëvendë-drejtori të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Rasti i fundit është shqetësues për ne, që po mbahet i ndaluar z.Jankoviq nga autoritetet serbe dhe jam në mënyrë të veçantë i shqetësuar për këtë çështje, se dikë për të cilin ne e njohëm për vite të tëra, dhe kemi ndihmuar në integrimin e komunitetet serb në Policinë e Kosovës, pavarësisht etnisë, dhe rolin e tyre të cilin e kanë luajtur dhe vazhdojnë ta luajnë në pjesën e Policisë së Kosovës. Jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e z. Jankoviq”, tha Hovenier para gazetarëve.

Lidhur me kërkesën e presidentes Osmani për reagimin e faktorit ndërkombëtarë për këtë çështje, Hovenier tha se ShBA-ja bie dakord me deklaratën e Bashkimit Evropian.

Hovenier kërkoi që të gjitha marrëveshjet nga procesi i dialogut të zbatohen.

“Ne vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evorpian dhe jemi të përfshirë në procesin e dialogut dhe dëshirojmë që këto marrëveshje të zbatohen. Deklarata e BE-së është e qartë, nuk është se nuk dakordohemi me deklaratën e BE-së. Kërkojmë që të gjitha marrëveshjet të implementohen dhe ne të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha ambasadori amerikan para gazetarëve.

Hovenier në takim me Osmanin, pritet deklarimi për media

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ata pas pak pritet të dalin në konferencë për media.

Temë diskutimi e takimit mes presidentes Osmani dhe Hovenier, bëhet e ditur se është arsyeja e ndalimit të udhëtarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në pikat kufitare.

Lajmi në përditësim…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat