Bunjaku: Mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, që çon në emigrimi

Aktuale

Bunjaku: Mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, që çon në emigrimi

Më: 13 maj 2024 Në ora: 09:26
Valentina Bunjaku

Valentina Bunjaku nga LDK thotë se mungesa e investimeve kapitale e bënë paranë e pavlefshme.  Sipas saj kjo mungesë shpie deri tek emigrimi.

“Së pari, mungesa e investimeve kapitale, e bën paranë e ruajtur mjaft të pavlefshme. Së dyti, mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, e rrjedhimisht, emigrimi. Së treti, mungesa e investimeve kapitale, e zhgënjen klasën e mesme të shoqërisë, pasi asaj i intereson përveç një punë e pagë, të ketë infrastrukturë të mirë publike, jetë më cilësore”, thotë Bunjaku.

Sipas deputetes së LDK-së, pushteti tash do t’i ndezë motorët e do të bëjë investime kapitale vetëm për fushate, sepse sipas saj po i afrohemi zgjedhjeve elektorale.

“Vetëm shihni sa e bën jetën e padurueshme, zvarritja e aq shumë projekteve të mëdha rrugore. Ka kohë deri në përfundim të mandatit, sepse pasi po i afrohemi zgjedhjeve, pushteti do t’i dhez motorët e do të bëjë investime urgjente kapitale, për fushatë elektorale, por sidoqoftë, investimet me shpejtësi, do të kenë më pak inspektime dhe monitorime, rrjedhimisht më pak cilësi”, theksoi Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat