“Kanë ndryshuar shumë gjëra”, vjen reagimi nga kryeministri Kurti pas dështimit të bisedimeve trepalëshe në Bruksel

Aktuale

“Kanë ndryshuar shumë gjëra”, vjen reagimi nga kryeministri Kurti pas dështimit të bisedimeve trepalëshe në Bruksel

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 07:17 Përditësuar në ora: 19:53 më 26.06.2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti nga Brukseli: Kërkova nënshkrimin e marrëveshjes, tërheqjen e letrës së Bërnabiq, dorëzimin e Radojiçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel.

Kurti tha se që nga takimi I fundit që kanë pasur trepalësh, kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga sulmi terrorist në Banjskë e deri tek letra për marrëveshjen bazike të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti ka përmendur tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëcka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Sic e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB’së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi I Radojqitit autoriteteve të Kosovës”, tha Kurti.

Borell: Kurti paraqtiti tri kushte për t’u takuar me Vuçiqin

Kryediplomati i BE-së Joseph Borel në një konferencë për media ka treguar arsyet e dështimit të takimit Kurti-Vuçiq.

Sipas Borell, Kurti paraqiti tri kushte për ta takuar Vuçiqin.

“Sepse kurti paraqiti tri kushte, dhe po e citoj atë “së pari, formalizimi i marrëveshjes bazike përmes nënshkrimit nga qeveritë përkatëse, kjo kërkesë e vjketër.

Tërheqjen e letrës së Brnabiqit 13 në dhjetor të vitit të kaluar, po flasim pra për gjëra që kanë ndodhur para gjashtë muajsh, dhe 3, që të dorëzojë Radojçiqin dhe ushtaraët paraushtarka në Kosovë.” – ka thënë Borell.

S’ka bisedime trilaterale sot në Bruksel, Vuçiq thotë se mesazhet e Kurtit i’u transmetuan në tri takime të ndara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka mbajtur takim trilateral me të dhe përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Anise ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq me palën evropiane, kjo gjë nuk ka ndodhur sot Bruksel.

Vuçiq para mediave në Bruksel ka pohuar se ai është kthyer në takim të ndarë tri herë, dhe përfaqësuesit e BE-së ia kanë transmetuar porositë e Kurtit.

“Nuk ka pasur as takim me Kurtin sepse ai nuk ka dashur apo nuk është lejuar të takohet me mua. Unë jam kthyer në takim tri herë, më kanë përcjellë mesazhet e tij, kështu që unë jam përgjigjur. Ata thonë se ai nuk është gati për takim me mua”, pohoi ai.

“Ishte një takim i suksesshëm, biseduam për të gjitha, do të vazhdojnë, negociatorët kryesorë të martën, pres vazhdimin dhe kemi shumë punë për të bërë, është një punë e vështirë për të gjithë njerëzit tanë që po punojnë shumë. Është shumë e komplikuar, është një situatë e vështirë për popullin tonë në Kosovë, ne do të vazhdojmë të luftojmë”, shtoi Vuçiq, shkruan B92.

Vuçiq: Në takimin me Borrell thash se Kosova nuk e përmbushë këtë marrëveshje

Presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka potencuar se Beogradi ka përkushtim të plotë për vazhdimin e procesit të dialogut.

“Unë ritheksova përkushtimin dhe vullnetin tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje për të normalizuar marrëdhëniet”.

“Shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11-vjet më parë, që është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Pos Vuçiqit, takim me përfaqësuesit e BE-së sot pati edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edhe një rund bisedimesh dypalëshe

Në Bruksel po mbahet rundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë dhe emisarëve evropianë.

Pas përfundimit të rundit të parë të takimeve dypalëshe ishte paralajmëruar mbajtja e një takimi të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por një takim i tillë nuk ndodhi.

Paraprakisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, takuan ndaras Kurtin dhe më pas Vuçiqin.

Raportohet se mund të dështojë takimi trepalësh

Mund të dështojë takimi i përbashkët ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve të BE-së .

Gazetari Kushtrim Sadikun direkt nga Brukseli ka raportuar, ku ka thënë se një takim i tillë mund të dështojë për shkak të mos gatishmërisë së dy liderëve për tu takuar kokë më kokë.

“Mund të dështojë takimi tre palësh që është pritur të ndodh pas 15 ose 20 minuta, sepse dy palët nuk është që kanë shfaqur ndonjë gatishmëri, kështu thonë informacionet brenda Bashkimit Evropian”.

Ai ka thënë se nuk është ende definitive mos mbajtja e takimit pasi që Borell dhe Lajçak po bëjnë çmos që t’i takojnë kokë më kokë Kurtin e Vuçiqin.

“Nuk është defintitve por situate është e acaruar ndërmjet dy liderëve dhe nuk ekziston një gatishmëri për takim tre palësh”, tha Sadiku. 

Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel

Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe tani pritet konfirmimi i nisjes së takimit të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas, ata pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e raporteve.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Pas Kurtit, emisarët evropianë takojnë Vuçiqin

Në Bruksel, emisarët evropianë po zhvillojnë takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas, ata pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e raporteve.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve./REL

Nis takimi Kurti - Borrell

Tashmë ka filluar takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht takimi i Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Borell do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fund të takimeve dypalëshe kalohet në takimin trilateral: BE-Kosovë-Serbi.

Takimi Kurti- Vuqiq në Bruksel vjen për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, me një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjakun.

Borrell para takimit në Bruksel: Sot duhet të hedhim hapa tutje për zbatimin e Marrëveshjes Bazë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel ka thënë se shpreson që pas këtij takimi të zbatohet Marrëveshja Bazë për të cilën Kosova e Serbia janë zotuar.

Në një konferencë për media, kryediplomati evropian tha se shpreson që sot të hedhen hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë, shpresojë që sot definitivisht të diskutojmë dhe të hedhim hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo që është arritur duhet të zbatohet”, ka deklaruar Borrell.

Borrell ka theksuar se ka pasur mungesë gatishmërie nga të dyja palët për përparim në dialog.

“Në dialog nga palët ka pasur mungesë përkushtimi, mungesë përparimi, mungesë implementimi e vullneti për të arritur konsensus”, ka vijuar Borrell.

Kryediplomati evropian tutje ka thënë se se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është në zemër të angazhimit të BE-së për Ballkanin si dhe se normalizimi i raporteve është i lidhur ngushtë me rrugën e anëtarësimit në BE.

Sipas Borrellit, do të ketë emra tjerë si përfaqësues në BE por konkluzat dhe pritjet e bllokut nuk do ndryshojnë duke theksuar se “Zotimet dhe obligimet e Kosovës dhe të Serbisë nuk do të ikin”.

“Për pak muaj do të ketë njerëz tjerë emra tjerë në vendin tonë, por marrëveshjet, konkluzat dhe pritjet e BE-së s’do të ndryshojnë. Shtetet anëtare s’do të ndryshojnë. Zotimet dhe obligimet e Kosovës dhe të Serbisë s’do të ikin. Të gjithë do të presin nga kapacitetet dhe vullnetin e kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë të sigurojnë të ardhme më të mirë evropiane për popujt e tyre”, ka theksuar kryediplomati evropian.

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin, ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat