Bajrami: Skandaloze se si nga 160 çerdhe të premtuara nga Kurti, u ndërtuan vetëm katër nga to

Aktuale

Bajrami: Skandaloze se si nga 160 çerdhe të premtuara nga Kurti, u ndërtuan vetëm katër nga to

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 08:20
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, thotë se Qeveria Kurti për tri vite mandat, ka ndërtuar vetëm tri çerdhe ani pse kishte premtuar ndërtimin e 160 të tyre.

‘’Vetë kryeministri Kurti tek Këshilli i Përgjithshëm i VV-së, tha se ata i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe prej 160 të premtuara, pas tri viteve mandat u ndërtuan vetëm katër’’, thotë ajo.

Deputetja Bajrami, potencon se nuk ka ndonjë gjasë që premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e 160 çerdheve të mbarojë brenda këtij mandati qeverisës.

‘’Ne e dimë se nuk ka asnjë gjasë teorike të përfundoj ky premtim, por ajo çka është skandaloze as nuk ka filluar të përmbushet, sepse 4 prej 160, nuk është as 5% i premtimit’’, thotë ajo.

Deputetja e LDK-së, e konsideron si jo të befasishme edhe këtë gjë, sepse sipas saj gjithçka çka premtuar Vetëvendosje, ka ndodhur e kundërta.

‘’Por kjo nuk është befasi, sepse gjithçka çka është premtuar ka ndodhur e kundërta e tyre’’, u shpreh Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat