Osmani takohet me kryeministrin e Holandës, flasin për forcimin e partneritetit midis dy vendeve

Aktuale

Osmani takohet me kryeministrin e Holandës, flasin për forcimin e partneritetit midis dy vendeve

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 13:14
Vjosa Osmani dhe Dick Schoof.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Osmani ka thënë se të dy palët kanë diskutuar për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

“Diskutim përmbajtjesor me Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat