LDK tregon nëse do të marrin pjesë në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Aktuale

LDK tregon nëse do të marrin pjesë në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

E Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, teksa ka thënë se kanë marr letrën nga Presidentja dhe se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do të shkojë në takim dhe aty do ta shpalos qëndrimin e partisë.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat