“Përpjekje skandaloze për …” profesori nga Parisi i reagon “ashpër” BE-së dhe opozitës: Nuk ka më zarfe e sms, por duheni…

Aktuale

“Përpjekje skandaloze për …” profesori nga Parisi i reagon “ashpër” BE-së dhe opozitës: Nuk ka më zarfe e sms, por duheni…

Nga: N.E Më: 13 gusht 2024 Në ora: 18:07
Profesori nga Parisi, Nezir Kraki

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar pas deklarimit të Bashkimit Evropian të cilët kanë thënë se statusi i urës së Ibrit do ta fusin në agjendën e bisedimeve në Bruksel.

Kraki përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur skandaloze përpjekjen për ta veçuar veriun si zonë të ndarë me urën si vijë kufitare me status special.

Sipas tij, kjo bëhet me zellin e miqve të Serbisë brenda BE-së dhe me mbështetjen e pafalshme të opozitës dhe mediave në Kosovë.

“Vazhdon përpjekja skandaloze për ta veçuar veriun si zonë të ndarë me urën si vijë kufitare me status special. Kjo bëhet me zellin e miqve të Serbisë brenda BE-së dhe me mbështetjen e pafalshme të opozitës dhe mediave në Kosovë. Dhe kjo bëhet fiks kur të gjitha shenjat në terren tregojnë se ajo pjesë është dhe do mbetet Kosovë, në çdo aspekt.

Ura e Mitrovicës ështeëveç urë, asgjë tjetër. Është rruga që lidh dy komunat e Mitrovicës, jugun dhe veriun, asgjë më shumë. Është urë që gjendet në zemër të të njëjtit qytet, tash i organizuar në dy njësi komunale. Me këtë logjikë, duhet të vendosen kufij edhe në Shterpcë edhe në Graçanicë. Si u bë që serbët e veriut na qenkan të ndryshëm nga serbët e jugut dhe brendisë së Kosovës?”, shkruan Kraki.

Tutje, ai ka kërkuar reagime nga PDK, LDK e AAK, pasi sipas tij ata duhen të pozicionohen në mbrojtje të shtetësisë dhe të marrin vesh se kryeministrat e presidentët e Kosovës s’do të emërohen me zarfe as me SMS-a.

Postimi i plotë:

Vazhdon perpjekja skandaloze per ta veçuar veriun si zone te ndare me uren si vije kufitare me status special. Kjo behet me zellin e miqve te Serbise brenda BE-se dhe me mbeshtetjen e pafalshme te opozites dhe mediave ne Kosovë. Dhe kjo behet fiks kur te gjitha shenjat ne terren tregojne se ajo pjese eshte dhe do mbetet Kosovë, ne çdo aspekt.

Ura e Mitrovices eshte veç ure, asgje tjeter. Është rruga qe lidh dy komunat e Mitrovices, jugun dhe veriun, asgje me shume. Eshte ure qe gjendet ne zemer te te njejtit qytet, tash i organizuar ne dy njesi komunale.

Me kete logjike, duhet te vendosen kufij edhe ne Shterpce edhe ne Graçanice. Si u be qe serbet e veriut na qenkan te ndryshem nga serbet e jugut dhe brendise se Kosovës?

Eshte urgjence kombetare qe LDK te dale nga tradita e skuthizmit politik dhe PDK e AAK te dalin nga tradita e banditizmit politik e krejt bashke te pozicionohen ne mbrojtje te shtetesise. Lumiri, Memli e Ramushi duhet ta marrin vesh se kurre më kryeministrat e presidentet e Kosoves s’do emerohen me zarfa as me SMS-a. Çlirohuni nga ajo shprese absurde e dilni nga hipnoza se votat nuk merren ne Dragodan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat