Admirali amerikan në Kosovë, Komanda e Napolit tregon çka u diskutua në takimin Munsch-Ulutas

Aktuale

Admirali amerikan në Kosovë, Komanda e Napolit tregon çka u diskutua në takimin Munsch-Ulutas

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 17:17
Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch dhe gjenerali turk Ozkan Ulutas.

Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë ku edhe është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin turk Ozkan Ulutas.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, thuhet se diskutimet kryesisht janë fokusuar për përkushtimin e KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon.

“Admirali Stuart B. Munsch vizitoi Prishtinën, Kosovë, ku u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Diskutimet u fokusuan në përkushtimin e KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në postimin e plotë të tyre.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat