Bërnjaku, Jarinja dhe Merdarë, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët.
Veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi, pas këtij veprimi ka thënë se ky është Ballkani u hapur me kufijë të mbyllur e me gojë e mbyllur të QUINT-it!
“‘Ballkani i hapur’ me kufinjë të mbyllur, ura të mbyllura dhe gojën e mbyllur të QUINT-it!
‘Open Balkans’ with closed borders, closed bridges and QUINT’s closed mouth!”, shkruan ai.
Pas këtyre veprimeve ka reaguar Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se ekstremistët serbë po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste qytetarët tanë.
“Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë”, shkroi ai.