Mahama i fiton zgjedhjet, Pacolli publikon fotografi me të: Epokë e re për diplomacinë e Kosovës me Ganën

Aktuale

Mahama i fiton zgjedhjet, Pacolli publikon fotografi me të: Epokë e re për diplomacinë e Kosovës me Ganën

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:10
Behgjet Pacolli, John Dramani Mahama

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një fotografie e ka uruar John Dramani Mahama për zgjedhjen e tij si president i Ganës.

Pacolli ka thënë se Dramani gjatë mandatit të mëparshëm ka qenë mbështetës i palëkundur i Kosovës.

“Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës.

Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë.

I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat