Vdes ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran dhe ish i burgosuri politik

Aktuale

Vdes ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran dhe ish i burgosuri politik

Më: 20 mars 2025 Në ora: 12:12
Qaush Selca dhe Ibrahim Rugova

Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale familjarët e ish të burgosurit politik.

“Ka ndërruar jetë Qaush (Shaban) Selca. Varrimi i të ndjerit bëhet të premten (21.03.2025), në varrezat e fshatit Baran. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në orën 14:00. Të pikëlluar, familja Selca!”, thuhet në njoftimet nëpër rrjetet sociale.

Selca ka qenë komandant i Shtabit lokal të UÇK’së në Baran përgjatë 1998-ës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat