Plenkoviq i reagoi Vuçiqit për marrëveshjen ushtarake me Kosovën e Shqipërinë, zbërthehen prapaskenat: Kjo aleancë mund ta...!

Aktuale

Plenkoviq i reagoi Vuçiqit për marrëveshjen ushtarake me Kosovën e Shqipërinë, zbërthehen prapaskenat: Kjo aleancë mund ta...!

Më: 20 mars 2025 Në ora: 20:04
Andrej Plenkoviq

Marrëveshja për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka alarmuar Beogradin.

Këtë shqetësim presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ngriti edhe para shefi të NATO-s në Burksel, Mark Rutte.

Vuçiq u shpreh i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë zhvillim, ndërsa tha se Serbia është e gatshme për ta mbrojtur veten nga çdo agresor i mundshëm.

“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm” , u shpreh Vuçiq

Por, nuk vonoi shumë kundërpërgjigjja e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, i cili theksoi se Kroacia nuk ka nevojë t’i kërkojë leje askujt për këtë marrëveshje.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë t’i kërkojë leje askujt për këtë, as Serbisë dhe as NATO-s”, u shpreh ai.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsedin Morina i cili gjithashtu luftoi përkrah forcave kroate në luftën për çlirim thotë se kjo marrëveshje e mirë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

“Kjo marrëveshje është shumë e natyrshme duke e pasur parasysh historinë. Këto tri shtete ndajnë vlera demokratike dhe kanë qasje të përbashkët strategjike në fushën e sigurisë. Kjo aleancë mund ta forcojë stabilitetin në Ballkan dhe t’i përmirësoj tutje marrëdhëniet mes shteteve në rajon” , u shpreh Morina.

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë e nënshkruar në Tiranë ka në fokus forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin e teknologjisë ushtarake dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë rajonale nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat