Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se ngritja e çmimit të energjisë në Republikën e Kosovës, mund të jetë pjesë e planit sekret për destabilizimin e vendit.
Sipas tij, shërbimet sekrete kryejnë veprime që do të provokonin opinionin për aktivitete protestuese.
“Ngritja e çmimit të energjisë në republikën e Kosovës, mund të jetë pjesë e planit sekret për destabilizimin e vendit
Shërbimet sekrete, në kuadër të detyrave speciale, kryejnë edhe veprime të cilat do të provokonin opinion për aktivitete protestuese.
Në kohën kur SHBA-t, janë duke punuar fuqishëm për zbatimin e programëve konkrete për siguri afatgjate, gjithashtu shërbimet sekrete armike përmes të rekrutuarve të tyre organizojnë aktivitete të cilat do të krijonin kushte për kundërshtimin e tyre, madje edhe duke nxitur kundershtimin deri në organizimin e protestave”, shkruan Elezi.
Tutje, ai thotë se këto skenaret janë të njohura dhe intelegjenca e Kosovës ka obligim të ndalojë këto plane të errëta për vatanin.
“Shërbimet sekrete në vitin 2004, përmes agjetëve të tyre arriten të eskalojnë situatën e sigurisë deri në atë pik sa e patën rrezikur shumë seriozisht të ardhmën e vendit.
Këto skenare sekrete janë të njohura, përmes formave të cilat shkaktojnë indinjatën e qytetarëve deri në atë pik sa që qytetarët duhet të dalin në rrugë, e pastaj protestat të përdorën për destabilizimin e vendit
Intelegjenca e Kosovës, ka obligim kombëtar nga gjaku i Dëshmorëve të ndaloj këto plane të errëta për vatanin”, përfundon eksperti.